Neymar raportohet se ka thënë se ‘ishte një ferr’ që të luante me Kylian Mbappe tek Paris Saint-Germaini, duke dërguar kështu një paralajmërim për brazilianët e Real Madridit.
Neymar dhe Mbappe kanë luajtur së bashku në 136 ndeshje për PSG-në duke arritur që të shënojnë së bashku 54 gola mes viteve 2017 dhe 2023.
Me brazilianin që tashmë është bërë pjesë e Al-Hilalit dhe me francezin që më herët gjatë kësaj vere iu bashkua Real Madridit, Neymar raportohet se ka paralajmëruar brazilianët Vinicius, Rodrygo dhe Eder Militao se të luajturit me Mbappen ishte ‘katastrofike’ në disa raste.
Sipas gazetarit Cyril Hanouna, Neymar ka kontaktuar kontigjentin brazilian të Real Madridit dhe i ka paralajmëruar ata për Mbappen.
“Brazilianët e Real Madridit janë miq me Neymar. Ka qenë gjithmonë një luftë mes Neymar dhe Mbappe. Neymar ka dërguar një letër për Mbappen në drejtim të brazilianëve, duke iu treguar atyre se ishte katastrofike, ishte një ferr”, ka thënë Hanouna për Europe 1.
Dyshja raportohet se kanë pasur një marrëdhënie të ftohtë për disa kohë, ndërsa Mbappe e kishte pranuar në shtator të vitit 2022 se raporti i tij me Neymar tek PSG-ja ishte ‘i nxehtë dhe i ftohtë’.
Duket se raportet mes dy yjeve nuk janë përmirësuar që nga ajo kohë, përkundër faktit se luajnë në kontinente të ndryshme./Telegrafi/
Hapet Unaza e Madhe në Tiranë, Rama: Do të çlirojë kryeqytet...
Nga 500 euro gjobë dhe konfiskim të patentë shoferit – Gjobi...
Ofertë konkrete për Rey Manajn, 1.3 milionë euro dhe 3 lojta...
Dënohen prindërit e nxënësit që vrau 10 veta në një shkollë ...
Kurti ngushëllon familjen Krasniqi: Kosovës ia rriti dy djem...
IFFHS zgjedh 11-shen më të mirë të vitit 2024