Neymar shpreson t’i hakmerret Gjermanisë në Kampionatin Botëror në Rusi pasi disfata e pësuar katër vite më parë ende vazhdon të jetë lënduese për skuadrën e tij.
Brazili u mposhtë 7 me 1 nga kampioni aktual në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në vitin 2014, kur ata ishin nikoqir të turneut, transmeton portali arbresh.info.
“Jam ndier i mposhtur aq sa edhe skuadra ishte dhe isha i prekur si të gjithë të tjerët”, ka thënë fillimisht Neymar.
“Pritëshmëritë te ne në vendin tonë ishin madhështore dhe Gjermania është një kundërshtar i mrekullueshëm”
“E dija që do të ishte e vështirë. Fatkeqësisht, ndodhi se si ndodhi. Tani, ne përfundimisht kemi një mundësi për të fshirë atë që ndodhi në Kampionatin Botëror të fundit. Ndoshta ne do të takohemi sërish me Gjermaninë dhe më pas shpresojmë të kemi një hakmarrje të vërtetë”
Neymar është rikthyer nga lëndimi në këmbë që pësoi në fund të muajit gusht dhe është plotësisht i gatshëm për turneun veror./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...