Me kalimin e ditëve, kthimi i Neymarit në Barcelonës duket më pak i panatyrshëm. Ajo që së fundi konsiderohej një çmenduri tani po merr formë dhe “Blaugranët” janë duke tentuar ta gjejnë mënyrën e duhur për ta bindur Paris Saint-Germainin ta lejojë largimin e yllit brazilian.
Tani, duket e qartë se çfarëdo oferte e Barcelonës duhet të përfshijë edhe të paktën një futbollist, përveç parave, në mënyrë që Paris Saint-Germaini të mos e refuzojë ofertën, shkruan Marca, transmeton Gazeta Express.
Ndërkohë, Neymari është ende në pritje pasi që nuk dëshiron të jetë i përfshirë në ndonjë dramë. Një deklaratë e pavend mund ta rrezikojë të gjithë transferimin, veçanërisht duke marrë parasysh historinë e PSG-së me çështje të tilla.
Për këtë arsye, ai ka vendosur të postojë video të veta duke u stërvitur në rrjetet e tij sociale, duke e bërë të qartë se do të jetë në formën më të mirë fizike sezonin e ardhshëm, kudo që të luajë.
Megjithatë, Neymari beson se transferimi i tij në Barcelonë është i arritshëm. Ai do t’i ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për t’ua bërë “Blaugranëve” këtë punë sa më të lehtë. Ai ua ka shprehur këtë optimizëm edhe ish-bashkëlojtarëve të tij në Barcelonë.
Pas gjithçkaje që ka ndodhur gjatë dy vjetëve të fundit, fakti që Neymari nuk e sheh kthimin e tij në Camp Nou si të pamundur e ka motivuar edhe vetë klubin katalonas. Ai është i pari i cili e pranon që nuk ishte larguar nga Barcelonë në formën më të mirë të mundshme dhe e kupton se do të duhet ta rifitojë dashurinë e tifozëve katalonas.
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...