Paris Saint Germain do të paguajë një faturë madhështore për të finalizuar transferimin rekord me yllin e Barcelonës, Neymar.
Duke përfshirë edhe pagat, gazeta katalunase ‘Sport’ thotë se persona brenda bordit të Paris Saint Germain kanë llogaritur që duhet të investojnë rreth 528 milionë euro për të nënshkruan me reprezentuesin brazilian, transmeton portali arbresh.info.
Paris Saint Germain do të paguaj klauzolën prej 222 milionë euro në marrëveshjen për Neymarin, por ata gjithashtu duhet të shpenzojnë një tarifë madhështore prej 306 milionë euro në pagat.
Sipas ligjit francez në taksa, një ofertë prej 30 milionë euro në vit për lojtarin brenda pesë sezoneve do të thotë se ata duhet të paguajnë 306 milionë euro në përgjithësi për parisienët.
Megjithatë, PSG vazhdon të qëndrojë e vendosur për të arritur deri në finalizimin e marrëveshjes falë mbështetjes nga shteti i Katarit./arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...