Numri 10 i Brazilit në Kupat e Botës 1998 dhe 2002 Rivaldo ka këshilluar yllin aktual të përfaqësueses amerikano-latine, Neymar, të largohet nga PSG dhe të rikthehet në Spanjë.
Ish-lojtari i Barcelona-s pretendon se nëse Neymar kërkon të fitojë Ballon d’Or, atëherë duhet të largohet nga kampionati francez për të mirën e tij, dhe Real Madrid mund të jetë rruga e duhur.
“I kam thënë se mund të bëhet më i miri në botë,” shprehet ai për GloboEsporte.
“Por besoj se nëse qëndron te PSG, nuk do të jetë asnjëherë më i miri. Futbolli i duhur për të është ai spanjoll.
“Është e vështirë. Jam duke folur për futbollin, për kompeticionin. Rikthimi te Barcelona është i vështirë për shkak të situatës së tij. Por mendoj se ai ka një mundësi të mirë te Real Madrid.
“Aty ai mund të bëhet më i miri në botë.”
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara