Google ADS

 Neymari arrin marrëveshje me Barcelonën?

17:49 | 11 Gusht 2023
KRG

 

Neymari ka arritur akordin me Barcelonën. Sulmuesi brazilian nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për t’u rikthyer një ditë në “Camp Nou”. Stadium ku kaloi 4 sezone fantastike përpara se të kalonte te PSG për 222 mln euro.

El Chiringuito zbulon se 31-vjeçari ka gjetur gjuhën e përbashkët me presidentin Joan Laporta. Bëhet fjalë për një kontratë 2-vjeçare, me opsionin e rinovimit deri në 2026. Dhe 13 mln euro pagë sezonale.

Tani duhen bindur drejtuesit e PSG-së, të cilët kërkojnë 150 mln euro për ta lënë të lirë. Por, Barcelona nuk ka asnjë mundësi të paguajë një shumë të tillë.

Vetë Neymar po bisedon me presidencën e kampionëve të Francës , duke kërkuar një kompromis. Zgjidhja mund të arrihet falë një huazimi.

Me Barcelonën që do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit të tij për rreth 50 mln paund në verën e vitit 2024.

Gjatë aventurës së parë me skuadrën katalanase, Neymar shënoi 105 gola në 186 ndeshje./ss

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme