Ylli brazilian, Neymar, theu rekord historik sa i përket transferimeve, duke kaluar nga Barcelona te Paris Saint Germaini për 222 milionë euro, ku flitet se përfiton 30 milionë euro në sezon.
Ka pasur mendime të ndryshme se pse braziliani la një klub si Barcelona për PSG-në. Një ndër të shumtat është “Topi i Artë”, por 25 vjeçari thotë të kundërtën.
“Arsyeja më e madhe që i jam bashkuar klubit është se dua ta ndihmoj PSG-në të shkruajë histori”, u shpreh Neymar.
“Liga e Kampionëve nuk është trofeu i vetëm që duam ta fitojmë, por është trofe i rëndësishëm”.
“Synimi është që të triumfojmë dhe besoj se kemi skuadër për të fituar tituj”, shtoi më tej Neymari.
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...