Sulmuesi i Paris Saint Germain, Neymar ka zbuluar se ai “dëshiron të luaj me yllin Cristiano Ronaldo në Real Madrid”.
Dëshira e tij për të luajtur me sulmuesin portugez mund të “shtyj drejtë largimit të tij nga Paris Saint Germaini”, raporton ‘Marca’, transmeton portali arbresh.info.
Lajmet e fundit rreth të ardhmes së Neymarit kanë pushtuar ballinën e gazetës spanjolle mëngjesin e sotëm.Edhe pse iu bashkua gjigantit në Liga 1 për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro verën e kaluar nga Barcelona, Neymar është përfolur rregullisht për transferim te klubi në Madrid.
Neymar ka shijuar një sezon të suksesshëm në Francë duke shënuar 28 gola brenda 30 paraqitjeve për PSG-në. Ai ka qëndruar jashtë fushës që nga 25 shkurti për shkak të lëndimit në këmbë, por shpreson të rikthehet në kohë i gatshëm për Kampionatin Botëror në qershor.
Ylli i PSG-së u rikthye dje në Francë derisa vazhdon rehabilitimin e tij nga këmba e thyer.
Ai ka qenë duke u rikuperuar në Brazil pas operacionit dy muaj më parë./arbresh.info/
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
Deklarata e Muratit për Prokurorinë Speciale, KPK: Përpjekje...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë