Neymar është në dijeni që mesfushori i PSG-së dhe Gjermanisë, Julian Draxler, dëshiron të largohet nga klubi dhe të siguroj kalimin te Real Madridi.
Kështu raporton ‘Don Balon’, e cila thekson se ish ylli i Wolfsburgut i është ofruar ‘Los Blancos’ nga gjiganti francez dhe se klubi nuk ka hedhur poshtë ende mundësinë e largimit të 24-vjeçarit, transmeton portali arbresh.info.
Nënshkrimi me Draxlerin do të ishte një lëvizje e mençur nga Real Madridi, pasi kualiteti i gjermanit dhe aftësitë e tij do t’i ndihmonin atyre të mbuloj hapësirën e lënë nga Cristiano Ronaldo me transferimin e tij te Juventusi këtë verë.
Qysh pas transferimit te kryeqyteti francez nga Wolsburgu në janar të vitit 2017, Draxler ka qenë një pjesë kryesore e skuadrës së kampionit të Francës.
Mjeshtri gjerman ka bërë në përgjithësi 72 paraqitje për skuadrën e Thomas Tuchel duke shënuar 15 gola dhe duke krijuar 12 asistime./arbresh.info/
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...