Neymar ka zbuluar se është rritur duke pasur si një hero ish dështakun te Manchester City, Robinhon.
Robinho dhe Neymar vijnë nga akademia të rinjve të Santos dhe dyshja ka shkëlqyer para se të sigurojnë transferimet te klubet gjigante në Spanjë si Real Madridi dhe Barcelona, transmeton portali arbresh.info.
Ndërkohë që Robinho përfundoi duke u transferuar te City për 32 milionë funta duke pasur probleme të shumta gjatë pesë viteve në ligë, Neymar fitoi Ligën e Kampionëve në Barcelonë para se të kalonte në PSG në vitin 2017 për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro.
Sidoqoftë, ai e pranon edhe tani se e ka admiruar Robinhon si një fëmijë.
Duke folur pasi u bë ambasador global për DAZN, Neymar tha:
“Idolli im më i madh në futboll është Robinho, qysh kur kam qenë i vogël unë kam qenë i pasionuar për të dhe gjithmonë kam dashur të jetë idolli im”
Në formë befasuese, Neymar pranoi gjithashtu se nuk ka qenë shumë një shikues i futbollit larg fushës, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk më pëlqen të shikoj shumë futboll”, ka thënë ai. “Pra, kurdo që jam në shtëpi më pëlqen të shikoj sporte të tjera, veçanërisht basketbollin”
“Këtë e ndjek më shumë dhe mendoj se lidhja është te të qenurit një atletë duke admiruar atletët e tjerë sepse unë e di se sa e vështirë është për të qëndruar në krye, për të arritur në krye dhe për të vazhduar në nivel të lartë, pra për këtë më pëlqen t’i ndjek”, përfundoi Neymari./arbresh.info/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...