Neymar ka thyer një tjetër rekord në fitoren e thellë 8 me 0 të Paris Saint Germain kundër Dijonit në Liga 1 mbrëmjen e së mërkurës.
Braziliani shënoi katër gola dhe krijoi dy asistime në ndeshjen që Unai Emery kaloi me 11 pikë të pastra në krye të tabelës në ligë, transmeton portali arbresh.info.
Asnjë lojtar nuk ka qenë i përfshirë në ndonjë ndeshje në Liga 1 me gjashtë gola qysh pasi Opta nisi të mbledh të dhëna për ligën më të madhe të Francës në sezonin 2006/07.
Fatkeqësisht, Neymar u bë sërish pjesë e kryetitujve për të keq për shkak se refuzoi t’i jap penalltinë Edinson Cavani vonë gjatë ndeshjes.
Neymar siguroi hat-trick’un e parë te PSG para se Cavani të faulohej në zonën e rreptësisë në 10 minutat e fundit të ndeshjes.
Me golin e realizuar minuta më parë, Cavani barazoi Zlatan Ibamovicin me gjithsej 156 gola në historinë e PSG, por turma në Parc des Princes kërkonte që uruguaiani të ishte ekzekutues i penalltisë.
Por Neymar, i cili është përplasur me Cavanin në lidhje me këtë çështje këtë sezon, insistoi për të ekzekutuar penalltinë duke shënuar golin e katërt personal në një mbrëmje të paharrueshme./arbresh.info/
https://twitter.com/OptaJean/status/953746453930954752
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...