Neymar vazhdon qëndrimin në PSG përtej verës së ardhshme?

13:12 | 15 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Sipas mediave në Francë, Neymar pritet të vazhdojë qëndrimin në Paris Saint Germain përtej verës së ardhshme.

Braziliani theu rekord botëror me transferimin e tij e tij kur kaloi nga Barcelona në Paris Saint Germain për një tarifë astronomike prej 222 milionë euro në gusht të vitit të kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Por, qysh pasi iu bashkua kampionit në Liga, ai ka qenë në vëmendje të mediave dhe ka pasur vazhdimisht raporte se është i pakënaqur me jetën në kryeqytetin francez.

Megjithatë, ‘le10sport’ tani është duke raportuar se 26-vjeçari ka ndryshuar mendjen e tij dhe dëshiron të qëndroj në Francë përtej sezonit 2018/19.

Ish lojtari i Santos ka qenë në formë të shkëlqyer qysh pas kalimit te klubi në Parc des Princes duke shënuar 45 gola brenda 49 ndeshjeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme