Neymar ka telefonuar Lionel Messin pas disfatës së Argjentinës në Kampionatin Botëror kundër Kroacisë mbrëmjen e kaluar.
Të pakën kështu thonë raportet nga Spanja që pohojnë se sulmuesi brazilian i ka vënë veshin ish bashkëlojtarit të tij te Barcelona, transmeton portali arbresh.info.Messi nuk ishte në gjendje për të pasur ndikim te Argjentina mbrëmjen e kaluar dhe ata u tronditën me rezultat 3 me 0 nga Kroacia. Golat nga Ane Rebic, Luka Modric dhe Ivan Rakitic kanë tronditur kombëtaren nga Amerika e Jugut duke e dërguar në prag të eliminimit nga Kampionati Botëror.
Gazeta spanjolle ‘Don Balon’, e njohur për pretendimet e tyre befasuese, thotë se Neymar ka reaguar me shpejtësi në përpjekje për të ngushëlluar Messin pas humbjes, transmeton portali arbresh.info.
Dhe, derisa Cristiano Ronaldo është duke shkëlqyer për Portugalinë, pas katër golave brenda dy ndeshjeve, ylli i Barcelonës është duke vuajtur edhe më shumë.Raporti pretendon që Messi tani është duke mbështetur Neymarin për Topin e Artë në mënyrë për të ndalur rivalin e tij për të arritur një tjetër çmim të madh.
30-vjeçari ishte sërish në formë të shkëlqyer te Barcelona këtë sezon brenda të cilit ata siguruarn trofeun në La Liga.
Messi ka shënuar 45 gola në të gjitha kompeticionet, por nuk ka qenë në gjendje për ta shfaqur formën e tillë edhe te Argjentina./arbresh.info/
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...