Neymar do të fus në xhep 720.000 funta nga kompania Nike në rast se fiton Topin e Artë.
‘UOL Esporte’ ka publikuar një dokument që shfaq kontratën me brazilianit me brendin për veshje dhe shumat janë madhështore, transmeton portali arbresh.info. 26-vjeçari, i cili tashmë ka një pagë prej 35 milionë funta në Paris Saint Germain, është drejtë një bonusi si pjesë e marrëveshjes me kompaninë e tij për atlete.
Raportohet se sulmuesi do të fitoj 720,00 funta nëse arrin të fitoj brenda këtij viti Topin e Artë.
Reprezentuesi brazilian nuk ka fituar ende çmimin individual më prestigjioz në botën e futbollit, megjithatë, ai ishte finalist për çmimin “Më i Miri” nga FIFA në muajin tetor dhe ishte i treti për Topin e Artë vitin e kaluar.
Ai qëndron prapa Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit që kanë fituar çdo Top të Artë ndërmjet tyre që nga viti 2008.
Thuhet gjithashtu që ish ylli i Barcelonës do të fitoj 36 mijë funta nëse Brazili triumfon në Kampionatin Botëror si dhe një shumë prej 144.000 funta në rast se emërohet Lojtari i Turneut ose përfundon si golashënuesi më i mirë./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...