“Neymar do të jetë i gatshëm për Kampionatin Botëror” – insiston Ronaldo

16:22 | 21 Mars 2018
Arbresh Info

Legjenda e Brazilit, Ronaldo beson që bashkombësi Neymar do të rikthehet nga lëndimi në kohë për të drejtuar një “skuadër shumë të fortë” në Kampionatin Botëror 2018.

Kombi nga Amerika Jugore kishte triumfuar për herë të fundit në Kampionatin Botëror 2002, kur Ronaldo shënoi dy golat në finalen 2 me 0 kundër Gjermanisë, transmeton portali arbresh.info. Shpresat e tyre janë të mëdha para fillimit të këtij turneu në Rusi për shkak se Brazili ka humbur vetëm një ndeshje gjatë kualifikimeve.

Megjithatë, shumë do të varet edhe nga shëndeti i sulmuesit të Paris Saint Germain, Neymar, i cili i është nënshtruar një operacioni në këmbë pasi e theu atë në fund të muajit shkurt.

“Në Kampionatin Botëror, të gjithë e dinë se është  një turne shumë i vështirë”, ka thënë Ronaldo për ‘Omnisport’. “Mendoj që Brazili është përmirësuar pas një viti e gjysmë me ndryshimin e trajnerit. Ne kemi një skuadër shumë të fortë për Kampionatin Botëror”

“Lëndimi i Neymarit është një problem shumë i madh për ne, por unë mendoj që ai do të rikuperohet së shpejti dhe do të jetë i gatshëm për Kampionatin Botëror”

“Por, e përsëris, është një turne shumë i vështirë. Ne kemi shumë skuadra të mira”

Ronaldo, i cili ka fituar tri herë çmimin Lojtari i Vitit në Kampionatin Botëror, beson që Argjentina vazhdon të jetë njëri nga konkurrentët më të fortë pavarësisht probleme që kishin në kualifikim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme