Google ADS

Neymar “tashmë ka mbledhur valixhet”, në pritje të ofertës nga Real Madridi

17:43 | 10 Maj 2019
Arbresh Info

Neymar raportohet të jetë duke pritur që Real Madridi të shtrojë ofertë rekorde për të në mënyrë për t’i dhënë fund kohës së tij të tmerrshme në PSG.

Bazuar në një raport nga gazeta spanjolle Sport, sulmuesi “tashmë ka mbledhur valixhet” për rikthim në La Liga, transmeton portali arbresh.info.

PSG pagoi një tarifë rekorde prej 222 milionë euro te Barcelona për të nënshkruar me brazilianin gjatë verës së vitit 2017. Gjiganti francez besoi se kjo do të thoshte se përfundimisht ata mund të fitojnë Ligën e Kampionëve, por kjo nuk ndodhi.

Ata ende nuk kanë arritur të kalojnë fazën e çerekfinaleve dhe këtë sezon janë mposhtur në formë sensacionale nga Manchester United gjatë takimit kthyes të 1/8-ës.

Ka pasur shumë thashetheme se Neymar “dëshiron” të rikthehet në Spanjë dhe ish klubi i tij – Barça ka qenë destinacioni i favorizuar i tij.

Por, tani rivali i tyre i përbetuar – Real Madridi është shfaqur si klubi më i mundshëm për transferim ndërkohë pasi që trajneri Zinedine Zidane është i vendosur për të bërë ndryshime të mëdha gjatë verës në Bernabeu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme