Neymar stërvitet i vetëm deri në shitje

17:41 | 15 Gusht 2019
Arbresh Info

Sulmuesi i Paris Saint Germain, Neymar raportohet se do të stërvitet i vetëm larg nga skuadra e parë derisa vazhdon përpjekjet për largim me forcë nga Franca.

Pavarësisht se është në vitin e dytë të kontratës pesë vjeçare, Neymar është duke kërkuar me ngulm largimin nga Parc des Princes para përfundimit të kësaj merkato të transferimeve, transmeton portali arbresh.info.

Barcelona dhe Real Madridi janë duke kërkuar shërbimet e 27-vjeçarit, megjithëse të dy klubet janë duke pasur problem për të plotësuar kërkesat e PSG-së.

Bazuar në Esporte Interativo, Neymar është larguar nga lista e lojtarëve të skuadrës së parë në mënyrë për t’iu shmangur shpërqendrimit të bashkëlojtarëve të tij.

Derisa PSG duket qartë se është e hapur për shitjen e lojtarit më të shtrenjtë në botë, Barça dhe Reali vazhdojnë në negociata për sulmuesin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme