Pas humbjes së pësuar në finalen e Kupës së Francës ndaj Rennes, ylli i Paris Saint Germain nuk ka mundur të përmbaj vetën.
Fillimisht, ish anëtari i Barcelonës kishte goditur një tifoz, në rrugën e tij për të marrë medaljen e argjendtë.
Kurse, në deklaratën e tij pas ndeshjes, Neymar nuk ka kursyer kritikat e tij për shokët e skuadrës së tij.
Braziliani ka thënë se ata duhet të dëgjojnë më shumë dhe të flasin më pak, në rast se duan të korrin suksese.
“Ne duhet të jemi më shumë si të rritur në dhomën e zhveshjes, duhet të jemi më të bashkuar” ka thënë Neymar, transmeton lajmi.net.
“Unë shoh shumë lojtarë të rinj të cilëve u mungojnë veshët më shumë sesa goja” ka thënë tutje braziliani.
“Ata duhet të dëgjojnë më shumë sesa flasin. Ndonjëherë flasin ata me më shumë eksperiencë dhe ata përgjigjen. Trajneri flet, ata flasin. Kështu nuk mund të ecë skuadra” ka thënë ndër të tjerash ylli i PSG.
Neymar në këtë ndeshje luajti për herë të parë që nga muaji janar, pas një dëmtimi serioz në këmbë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...