Shanset e Neymar për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror duken shpresëdhënëse pasi kapiteni i Brazilit ka publikuar një video duke luajtur me top me këmbën e tij të djathtë.
Ylli i Paris Saint Germain ka qëndruar jashtë fushës deri tani për shkak të lëndimit në këmbë që mori në fitoren 3 me 0 kundër Marseilles në fund të muajit shkurt, transmeton portali arbresh.info.Edhe pse nuk pritet të jetë në dispozicion para fundit të sezonit te skuadra e Unai Emery pavarësisht shpresave të tij, sulmuesi duket se është rikuperuar mirë.
Neymar, i cili u rikthye në Francë këtë javë pas një pushimi të gjatë në vendlindjen e tij, duket se ishte në humor të mirë për shkak se është parë edhe duke qeshur në fund të videos së shkurt të publikuar në Instagram.
Video shfaq superyllin duke qëndruar i ulur në palestër dhe duke goditur topin vazhdimisht me këmbën e tij të djathtë./arbresh.info/
Shikoni më poshtë këtë moment:
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...