Ylli i Barcelonës, Neymar ka ritheksuar përkushtimin e tij në klub pas spekulimeve në media se mund t’i bashkohet Manchester United gjatë verës.
Raportet në Spanjë pretenduan se Manchester United është i vendosur për të nënshkruar me sulmuesin brazilian këtë verë dhe se kanë rënë dakord për të paguar klauzolën prej 200 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
“Ëndrra ime ishte të luaj në Barcelonë. Kur isha i vogël kjo ishte e gjitha që dëshiroja”, tha Neymar. “Gjëja më e rëndësishme për lojën te Barcelona është se unë jam duke realizuar ëndrrën time”
“Rikthimi kundër Paris Saint Germain? Ishte unik, e kam përjetuar atë ndeshje sikur isha duke bërë të pamundurën”
“Ne kaluam një moment të jashtëzakonshëm brenda një hapësire shumë të shkurtër kohore”
Ish lojtari i Santos ka shënuar 99 herë për “Blaugranët” qysh pas transferimit nga Brazili në verën e vitit 2013./arbresh.info
Çfarë ndodh kur nuk pini ujë?
Çfarë ndodh kur ka mungesë të vitaminës D3?
Akrepi – Horoskopi vjetor për 2025: Janari sjell para, shtat...
Parashikimi i motit për vikend, kryesisht i vranët dhe inter...
Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë