Neymar rikthehet te Barça? Bartomeu sqaron gjithçka

23:32 | 6 Shkurt 2019
Arbresh Info

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka shuar pritshmëritë në Camp Nou për rikthimin e yllit brazilian – Neymar.

27-vjeçarit ka shpenzuar katër sezone të suksesshme te Barcelona para transferimit në PSG për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro gjatë verës së vitit 2017, transmeton portali arbresh.info.

Pavarësisht se ka shënuar shumë gola për klubin francez dhe ka fituar tripletën sezonin e kaluar, Neymar rregullisht është përfolur për rikthim te kampioni spanjoll.

Por, Bartomeu ka thënë se nuk ka pasur kontakt me Neymarin, as me agjentin e tij, me qëllimin për një rikthim të mundshëm.

“Nuk kam folur asnjëherë me ata, as babai apo lojtari nuk më kanë thirrur për rikthim te Barça. Ata nuk më kanë thirrur”, ka thënë Bartomeu për El Partidazo de Cope.

“Ne jemi duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm dhe emri i Neymarit nuk është në tavolinë”

“Ne jemi duke folur për një lojtar të PSG-së dhe nuk mendoj se PSG dëshiron të heqë dorë nga një lojtar si ai”

Neymar ka shënuar 20 gola brenda 23 ndeshjeve këtë sezon para se të lëndohet duke thyer ashtin e këmbës si pasojë e të cilit do të qëndroj jashtë fushë deri në muajin prill./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme