Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka mohuar ndonjë përpjekje të klubit në lidhje me rikthimin e Neymarit në Camp Nou derisa ka folur para ndeshjes në La Liga të dielën kundër Eibarit.
‘El Mundo’ raportoi se Neymari, ose konkretisht babai i tij – që vepron gjithashtu si agjent, ka kontaktuar Barcelonën pesë herë duke kërkuar nga klubi katalunas për rikthimin e djalit të tij, transmeton portali arbresh.info. Sidoqoftë, Valverde ishte i qartë kur është pyetur rreth kësaj çështje.
“Ju garantojë se askush nuk më ka thirrur mua për rikthimin e tij dhe ne nuk flasim për lojtarët që luajnë për skuadra të tjera”, ka thënë fillimisht Valverde.
“Neymar luan për Paris Saint Germainin dhe ne e respektojnë lojtarin dhe klubin”
Valverde po ashtu shtoi: “Neymar është një lojtar i mrekullueshëm, një lojtar me klas botëror që ishte këtu por nuk është më. Asgjë tjetër”.
Trajneri tha gjithashtu se “gjatë një viti shumë storie publikohen” duke mos folur për shanset që sulmuesi brazilian mund të rikthehet në Camp Nou vetëm 18 muaj pas largimit për transferim te kampioni francez./arbresh.info/
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...