Neymar “qau” para transferimit në PSG

09:22 | 16 Nëntor 2017
Arbresh Info

Neymar raportohet se “qau” për transferimin në Paris Saint Germain dhe “lutej” që Barcelona të mos e shes.

Pretendime të shquara janë bërë nga gazeta spanjolle ‘Marca’ që shfaq një tjetër anë ndryshe të raporteve të mëparshme të ndarjes me gjigantin në La Liga, transmeton portali arbresh.info. Këtu ka gjithashtu raporte që babai i tij, Neymar Santos Sr, shtyu atë drejt transferimit në Liga 1, pasi dëshironte që djali i tij të ishte në “qendër të vëmendjes”.

“Disa ditë para se të informonte Lionel Messin se do të largohet nga Barcelona, ai vuri në konfuz Gerard Piquen me postimin ‘Se Quedan’ [ai po qëndron]”, ka thënë Marcos Lopez, analisti i futbollit spanjoll.

“Ai iu ka thënë bashkëlojtarëve të tij se preferoi të qëndronte me ata në Camp Nou”

“Neymar, siç konfirmojnë dëshmitarët, qau dy herë kur përpiqej për të arritur marrëveshjen me Paris Saint Germain, duke kërkuar nga presidenti i klubit të Barcelonës Josep Maria Bartomeu të ndaloj marrëveshjen”

Neymar raportohet se iu ka thënë lojtarëve të Barcelonës dhe zyrtarëve “ta kujtojnë atë” dhe se “do të rikthehet”.

25-vjeçari është bërë futbollisti më i shtrenjtë në botë kur iu bashkua gjigantit francez për 222 milionë euro gjatë verës.

Neymar është hapur në një intervistë ekskluzive se si është jeta për futbollistin më të shtrenjtë në botë. Gjatë intervistës për ‘Man About Town Magazine’ për edicionin e dhjetëvjetorit të tyre, sulmuesi brazilian ofroi disa detaje të jashtëzakonshme për jetën e tij në fushë dhe jashtë fushe.

Gjatë pjesës më të madhe të intervistës, e përcjellur me foto të shkrepura nga Mario Testino, është folur se si është përballur Neymar me presionin e të qenurit një ‘megastar’./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme