Neymar Junior nuk ka hezituar ti përgjigjet menjëherë akuzave që vijnë nga Brazili, për dhunë seksuale.
Braziliani, që akuzohet nga një vajzë se e ka përdhunuar në Paris, pasi e kishte ftuar rreth dy javë më parë, ka mohuar çdo akuzë duke publikuar një videomesazh të gjatë në profilin e tij në Instagram, gjatë të cilit ka treguar edhe shumë mesazhe, video private e foto me të brendshme që ai e vajza kishin shkëmbyer.
“Tani e tutje do të bëj çdo gjë publike – fillon Neymar – të gjithë momentet tona, që janë intime, por që është e nevojshme ti tregoj që të kuptohet se nuk ndodhi asgjë. Ajo që ndodhi atë ditë – vazhdon O’Ney – është një raport mes një burri e një gruaje brenda katër mureve, diçka që ndodh në të gjithë çiftet. Ditën tjetër nuk ndodhi asgjë, vazhduam të shkëmbejmë mesazhe”.
“Jam akuzuar për përdhunim – vazhdon braziliani – Është një fjalë e rëndë, diçka e fortë. Më befasoi. Është shumë e shëmtuar dhe e trishtë ta dëgjosh, sepse kush më njeh e di karakterin dhe integritetin tim, ashtu si e di që nuk do ta bëjë kurrë diçka të tillë. Ishte një kurth e mund të bija – pranon lojtari – por kjo për mua është një mësim i mirë tani e tutje. Ka persona që duan të përfitojnë dhe kjo është e trishtueshme dhe e dhimbshme” komentoi O’Ney.
https://www.instagram.com/tv/ByMOW-fgicq/?utm_source=ig_embed
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...