Sulmuesi i Paris Saint Germain, Neymar ka pranuar se është pikëlluar kur ka mësuar që Lucas Moura do të transferohet në Tottenham Hotspur.
Lucas iu bashkua “Spursve” në një marrëveshje të përhershme pas frustrimit rreth mungesës së kohës në fushë te Paris Saint Germaini, transmeton portali arbresh.info. 25-vjeçari nuk kishte bërë asnjë paraqitje në Liga 1 këtë sezon dhe në përgjithësi ishte shfaqur në vetëm gjashtë ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Por, Neymar beson që bashkombësi i tij nuk është trajtuar mirë në kryeqytetin francez.
“Jam i pikëlluar sepse ai është një shok i mirë ai është një lojtar i mirë që ishte shfrytëzuar rrallë”, ka thënë Neymar kur është pyetur rreth largimit të Lucasit. “Mendoj që ishte shumë e padrejtë. Ai është një vëlla në futboll. I uroj më të mirat. Pa marr parasysh vendimin, unë shpresoj që ai mund të shënoj dhe të rikthehet te skuadra kombëtare e Brazilit”
“Ai nuk është vetëm një shok i imi, ai është gjithashtu një djalosh shumë i mirë. Për mua, ai nuk duhej të largohej asnjëherë”
Neymar ka shkëlqyer këtë sezon në PSG dhe deri tani ka realizuar 26 brenda 24 paraqitjeve./arbresh.info/
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë