“Le Parisien” raporton se sulmuesi i PSG-së, Neymar është në rrugën e duhur për t’u përgatitur për ndeshjet e raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve, ku do të përballen me Real Madrid muajin e ardhshëm.
Pas ndrydhjes së keqe të kyçit të këmbës së majtë në fitoren 3-1 kundër Saint-Etienne në nëntor dhe kthimit në Paris një javë më vonë, rikuperimi i 29-vjeçari po përparon siç ishte planifikuar.
Pasi iu hoqën patericat javën e kaluar, sulmuesi do të punojë në palestër për dy javët e ardhshme përpara se të kthehet në fushat stërvitore të PSG-së dhe nuk do të jetë pjesë e skuadrës ndërkombëtare të Brazilit për dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës në fund të muajit.
Ndeshja e parë e 1/16-të së PSG-së kundër Madridit është planifikuar të zhvillohet më 15 shkurt./Arbresh.info
Kurti: Viti 2025 do të jetë viti i gruas në Kosovë
Sulmohen me kaçavidë dy persona në Deçan, dy të dyshuar dërg...
Kryeministri Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan R...
Gjendja skandaloze e rrugës së Matiçanit, banorët kërkojnë z...
Boeing dhuron 1 milion dollarë për inaugurimin e Trump
Prokuroria ngrit aktakuzë për korrupsion ndaj dy personave q...