Neymar ka dhuruar shou në Parc des Princes me mijëra tifozë në stadium, pasi Franca ka lejuar tifozët, por me numër të limituar.
Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, e ka pranuar se ne miqësoren që ekipi e tij e fitoi 7-0 ndaj Waasland-Beveren, ka luajtur më frikë, ashtu si ndeshje pas ndeshje pasi nuk dëshiron të lëndohet pas një kohe të gjatë jashtë fushës.
PSG po përgatitet për Champions League, që do të rinisë në gusht.
“Ishim paksa të frikësuar. Luajmë ndeshje miqësore dhe këso gjërash (lëndime) nuk duhet të ndodhin”, tha ai.
“Jemi këtu për t’u përgatitur sa më mirë, por gjithashtu duhet të kemi kujdes (nga dëmtimet)”.
“Jam i lumtur që u rikthyem të luajmë në shtëpi me disa fansa. Po përgatitemi pak nga pak për fazën finale të Champions League”. /Gazeta Express/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist