Një video virale dhe raportet nga Spanja kanë lënë të kuptohet se rikthimi i mundshëm i Neymarit në Barcelonë është letra.
Pas eliminimit të Argjentinës nga Kupa e Amerikës si pasojë e disfatës 2 me 0 të Brazilit në gjysmëfinale, Lionel Messi dhe Neymar janë takuar turmë në Mineirao me ç’rast braziliani ngushëlloi Messin për humbjen, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, gazeta spanjolle Sport pretendon përveç takimit të shkurtër që shihet në video, Neymar është takuar më vonë me Messin sërish.
https://twitter.com/FCLNJROFICIAL/status/1146548445987188748
Takimi ishte përshkruar si “jo një takim i rastësishëm” dhe “jo aksidental” gjithashtu duke lënë të kuptohet se braziliani kishte për qëllim të flas me Messin rreth mundësisë për rikthimin e tij në Camp Nou.
Koha e Neymarit në Paris Saint Germain duket se është afër fundit sipas gazetës L’Equipe ndërkohë që zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Cardoner, ka thënë se do të dëshironte që Neymar të rikthehej në Barcelonë./arbresh.info/
Xuxi: Nuk është marre me humb prej dikujt që është më i mirë...
FFK-ja del me njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen Ruman...
Lansohen katër shërbime nga ministria e Arsimit në platformë...
“Tani është personale”/ Tysoni godet me shuplakë Paulin, gja...
Anëtarët e Komisionit hetimor dorëzojnë dosje për MPJD-në në...
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...