Ylli i Paris Saint Germainit, Neymar ka thënë se ai nuk do ta shikoj El Clasicon ndërmjet Real Madridit dhe ish klubit të tij – Barcelonës.
Braziliani ishte njëri nga yjet më kërcënues të Barcelonës kundër Real Madridit, diçka për të cilën kapiteni i ‘Los Blancos’, Sergio Ramos, është mirë në dijeni, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, ai tashmë ka filluar pushimet larg nga Santiago Bernabeu dhe ka thënë për ‘Marca’ se ndeshja nuk ka më asgjë të bëjë me të dhe nuk preferon të flas për këtë.
“Tani jam i interesuar vetëm në PSG-në dhe nuk do ta shikojë këtë”, ka thënë Neymar.
El Clasico ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës zhvillohet sot (e shtunë) duke filluar nga ora 13:00./arbresh.info/
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision