Neymar nuk shkoi në ceremoninë për Topin e Artë për një arsye të çuditshme

17:36 | 4 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Është plotësisht e drejtë të themi se Neymar ka pasur një vit mjaftë të mikësuar.

Lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit ka pasur një sezon të mrekullueshëm te Paris Saint Germaini, por ishte tepër i zhgënjyer në Kampionatin Botëror ku do të mbahet më shumë mend për aktrimin e tij në fushë sesa futbollin e tij, transmeton portali arbresh.info.

Kjo ka bërë që lojtari të përfundojë në pozitën e 12-të në garën për Topin e Artë të dhuruar të hënën dhe derisa yjet e futbollit arritën në tepihun e kuq në Paris, Neymar zgjodhi për të mos marr një udhëtim të shkurtër te mbrëmja gala duke luajtur kështu lojën ‘Call of Duty’.

26-vjeçari është njëri nga një numër i madh yjesh që transmetojnë vetën duke luajtur video lojëra në platformën Twitch.

Sidoqoftë, Sulmuesi brazilian nuk duket se ka aftësi të mira për të luajtur këtë lojë për shkak se karakteri i tij ishte vrarë pas vetëm 10 minutave kur filloi transmetimi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme