Sulmuesi i Paris Saint Germain, Neymar raportohet se ka filluar të ankohet hapur për jetën në futbollin francez.
Gjatë verës, Neymar finalizoi transferimin rekord për 222 milionë euro nga Barcelona te klubi në Parc des Princes ku sulmuesi ka shënuar deri tani në përgjithësi 24 gola brenda 23 ndeshjeve për klubin e ri, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, raportet kanë vazhduar të sugjerojnë që reprezentuesi brazilian është duke kërkuar t’i jap fund qëndrimit të tij në skuadrën te Liga 1 dhe sipas një raporti në L’Equipe, 25-vjeçari është frustruar edhe më shumë javën e kaluar.
Neymar shënoi katër gola dhe krijoi dy asistime në fitoren 8 me 0 të PSG-së kundër Dijonit, por lojtari ishte fishkëllyer nga tifozët që nuk i dha mundësinë për ta ekzekutuar penalltinë sulmuesit Edinson Cavani, i cili në rast se do të shënonte do të bëhej golashënuesi më i mirë i klubit.
Raporti nga burimi i lartpërmendur shton gjithashtu që Neymar nuk është duke pëlqyer stilin e futbollit francez, i cili është më shumë fizik në krahasim me atë në La Liga.
Real Madridi dhe Manchester United kanë qenë të dy duke kërkuar transferimin e tij./arbresh.info/
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...