Sulmuesi është përfolur shumë kohëve të fundit.
Disa javë më parë, Neymar dha një deklaratë ku la të kuptohet se do të tërhiqet nga Kombëtarja e Brazilit pas Kupës së Botës 2022, transmeton lajmi.net.
Megjithatë ai në një intervistë tani ka thënë se deklarata e tij është keqkuptuar dhe se nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga Brazili.
“Unë thashë diçka, por njerëzit kuptuan një gjë tjetër”.
“Do të jap maksimumin që të jem atje në 100% të formëse sepse është sikur të kisha një lojë të nesërmen, kështu e bëj. Nëse ka një lojë nesër, ajo ndeshje për mua, është sikur të ishte e fundit në jetën time”.
“Kur e thashë këtë, ishte pak e diskutueshme, me njerëzit që thoshin se dua të ndaloj së luajturi futboll dhe se do të largohem nga kombëtarja”.
“Njerëzit kuptuan një gjë krejtësisht tjetër. Doja të them se po e shoh këtë kampionat sikur të ishte e fundit. Pse? Sepse nuk e dimë si do të jetë e nesërmja dhe çfarë mund të ndodhë”, tha Neymar.
Ndërkohë, futbollisti i PSG është shumë afër të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Brazilit pasi momentalisht ka 70 gola të shënuar, shtatë më pak se Pele që ka shënuar 77.
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...