Neymar njofton shokët se ku do të luaj sezonin e ardhshëm

11:00 | 20 Korrik 2017
Arbresh Info

Neymar raportohet se iu ka thënë shokëve të tij se dëshiron të largohet nga Barcelona për të arritur transferimin prej 222 milionë euro te Paris Saint Germain këtë verë.

Gazeta braziliane ‘GloboEsporte’ pretendon që anësori ka marrë vendimin se ka zbuluar te shokët e tij rreth qëllimit për largim nga klubi, transmeton portali arbresh.info.

Neymar raportohet se iu ka thënë shokëve se dëshiron të largohet nga Barcelona për transferim te Paris Saint Germain
Neymar raportohet se iu ka thënë shokëve se dëshiron të largohet nga Barcelona për transferim te Paris Saint Germain

Raporti shton që interesimi nga gjiganti francez dhe parat që sulmuesi mund të fitoj kanë lëkundur vendimin e tij, por Barcelona vazhdon të jetë e bindur që Neymar nuk do të shkoj askund dhe do të jetë në Nou Camp sezonin e ardhshëm.

Neymar, i cili aktualisht është duke qëndruar në një jaht në Ibiza, dëshiron të largohet përfundimisht nga hija e Messit.

25-vjeçari nënshkroi kontratë të re në muajin nëntor te skuadra katalunase./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme