Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi pasi dëgjoi që klubi ishte i gatshëm për të shpenzuar shuma të mëdha për transferimin e Neymarit.
Kështu beson ish drejtori i ‘Los Blancos’ – Ramon Calderon, i cili i ka dhënë dritë prapaskenave rreth largimit të superyllit 100 milionësh, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo u largua nga Real Madridi verën e kaluar duke iu bashkuar Juventusit pas nëntë sezoneve të shpenzuara në Santiago Bernabeu ku ka fituar katër tituj në Ligë të Kampionëve. Pas fitores 3 me 1 kundër Liverpoolit në Kiev, raportet për transferimin e Neymarit u rishfaqën duke pretenduar se braziliani ishte i pakënaqur në Paris Saint Germain pas vetëm një sezoni.
Dhe tani Calderon ka zbuluar se lojtari më i shtrenjtë në botë ka luajtur një rol në largimin e Ronaldos nga Real Madridi.
“Cristiano Ronaldo kërkoi një rritje të pagës pasi fitoi Ligën e Kampionëve dhe Florentino e mohoi këtë”, ka thënë ai për Radio Villa Trinidad, transmeton portali arbresh.info.
“Cristiano u zemërua gjithashtu për shkak se dëgjoi që Madridi ishte i gatshëm për të paguar shuma të mëdha të hollash për Neymarin”
“Florentino ka treguar atij se nëse sjellë një çek prej 100 milionë eurove, ai do t’i lejonte të largohej dhe kështu ndodhi”
67-vjeçari ka pranuar gjithashtu se Florentino Perez e kishte të vështirë të pranonte se Ronaldo ishte një lojtar i transferuar nga Calderoni.
“Florentino nuk e pranoi që Cristiano ishte një përforcim i imi”, shtoi ai./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...