Neymar ka zhvilluar bisedimet në formë sekrete me zyrtarët e Real Madridit gjatë muajit mars derisa vazhdon përgatitjet për largim nga Paris Saint Germaini.
Neymar theu rekord botëror me transferimin e tij prej 222 milionë euro në Paris Saint Germain verën e kaluar në mënyrë për t’iu larguar hijes së sulmuesit Lionel Messi, transmeton portali arbresh.info. Por, pavarësisht dominimit të PSG-së në ligë, Neymar ka qenë një figurë frustruese dhe është detyruar të qëndroj jashtë linjave në tre muajt e fundit për shkak të një lëndimi serioz në kyçin e këmbës.Mbrëmjen e kaluar, Neymar ishte në Paris për fazën e fundit të rehabilitimit dhe shikoi bashkëlojtarët e tij derisa fituan Kupën e Francës.
Megjithatë, raporte tronditëse nga Spanja sugjerojnë që Neymar dëshiron të largohet nga Paris Saint Germaini. Bazuar në një raport nga ‘AS’, Neymar është takuar me zyrtarët e Real Madridit më 22 mars kur ai vizitoi Vinicius Juniorin, i cili nënshkroi për skuadrën spanjolle në vitin 2017.
Thuhet se takimi i Neymar me Vinicius ishte aranzhuar në mënyrë që ata të kenë mundësi të “njohin njëri-tjetrin” më mirë, transmeton portali arbresh.info. Raporti nga gazeta e lartpërmendur shton se zyrtarët janë takuar me Neymarin para takimit të publikuar në mars.Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka krijuar misionin e tij për të nënshkruar Neymarin dhe synon ndryshimin e linjës së tij frontale.
Perez mësohet se është i gatshëm të shpenzoj 227 milionë funta në Neymarin, shifër që thyen rekordin e mëparshëm. ‘AS’ thotë se burime të afërta me Neymarin shpresojnë që ai të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për PSG-në.
Neymar vazhdon të ketë kontratë të vlefshme me kampionin në Liga 1 deri më 2022./arbresh.info/
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
KPK reagon ndaj deklaratave të Muratit për Prokurorinë Speci...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani