Google ADS

Neymar në Real Madrid? Përgjigjet Zidane

15:17 | 17 Nëntor 2017
Arbresh Info

Zinedine Zidane ka refuzuar të hedhë poshtë transferimin tronditës për të sjell Neymarin në Real Madrid.

Zidane ka lënë gjithçka të hapur kur është pyetur për ish yllin e Barcelonës në konferencën për shtyp para derbit në vikend ndaj Atletico Madridit, transmeton portali arbresh.info.

“Neymar është një futbollist shumë i mirë, kjo është e vërtetë”, ka thënë Zidane.

“Unë kam lojtarët më të mirë këtu në klub dhe e njëjta vlen edhe për dhomën e zhveshjes. Ju mund të punoni me fokusin te lojtarët që janë këtu. Sa i përket të ardhmes, kush e dinë?”

Ylli i Brazilit është bërë lojtari më i shtrenjtë në botë kur u largua nga Barcelona në Paris Saint Germain në muajin gusht./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme