Google ADS

Neymar në Real Madrid – Lionel Messi beson në transferimin tronditës

18:45 | 1 Nëntor 2017
Arbresh Info

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi thuhet se pret nga Real Madridi të nënshkruaj me Neymarin.

Neymar ishte larguar nga Barcelona për transferim te Paris Saint Germaini në muajin gusht pasi gjiganti në Liga 1 aktivizoi klauzolën e tij të blerjes prej 222 milionë euro, shkruan portali arbresh.info.

Por, gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ raporton që Messi beson se është vetëm çështje koha para se ai të transferohet në Bernabeu.

Thuhet se Messi është në dijeni që babai i lojtarit ka një raport të mirë me presidentin e Real Madridit, Florentino Perezin.

Dhe, si pasojë e kësaj, reprezentuesi argjentinas pret që Neymar të transferohet te klubi spanjoll si zëvendësues i Cristiano Ronaldos./arbresh.info/

Të ngjashme