Në Paris Saint-Germain nuk pranojnë të flasin në lidhje me transferimin e Neymarit nga Barcelona.
Unai Emery, trajneri i Paris Saint-Germain, ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në lidhje me transferimin e Neymarit nga Barcelona
“Do të ketë momente për të folur për transferimet, tani është koha për të folur për përgatitjen për ndeshjen me Juventusin”, ka deklaruar trajneri spanjoll në konferencën për media.
“Klubi po punon shumë mirë kështu që ne mund ta bëjmë ekipin më të mirë të mundshëm me lojtarët që janë këtu dhe ata që do të vijnë. Klubi është i ngazëllyer dhe i motivuar për sezonin e ri”, shtoi ai.
Gjatë këtyre ditëve është raportuar se Paris Saint-Germain është e gatshme të shpenzoj 222 milionë euro për transferimin e Neymarit nga Barcelona.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele