Duket që e ardhmja e Neymar është larg nga Paris Saint Germaini pasi tashmë babai i tij ka nisur operacionin për të transferuar atë në Real Madrid.
Neymar Sr. ka bërë një udhëtim me aeroplan për tu takuar me Pini Zahivin në Paris disa javë më parë në mënyrë për të diskutuar rreth të ardhmes së superyllit, transmeton portali arbresh.info.Bazuar në një raport nga ‘Liberation’, Neymar nuk dëshiron të transferohet në Angli, nuk mund të rikthehet te Barcelona dhe kalimin në Bayern Munich nuk e ka konsideruar asnjëherë.
Zahivi ishte ndërmjetësuesi i angazhuar në detyrë për t’i siguruar Neymarit transferimin në PSG, lëvizje që e bëri atë lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit, por emri i tij do të dëgjohet shumë në zyrat e Estadio Santiago Bernabeut këtë verë.
Neymar dëshiron të luaj së bashku me sulmuesin Cristiano Ronaldo dhe lajmi tashmë ka arritur në dhomën e bordit në Bernebu, ku është duke u punuar për realizimin e këtij transferimi./arbresh.info/
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...