Neymar është rikthyer me shpejtësi në Brazil për shkak të një emergjence familjare.
Sipas raporteve të ndryshme, superylli do të mungojë në ndeshjen e Paris Saint Germain kundër Strasbourgut të mërkurën për shkak të një emergjence familjare, transmeton portali arbresh.info.
25-vjeçarit i është dhënë leje nga klubi për të marrë pjesë në këtë çështje. Por, ai raportohet se ka vetëm tri ditë për tu marr me këtë para se thirret për rikthim në stërvitje.
Neymar ishte i suspenduar sot (e shtunë) në fitoren 3 me 1 ndaj Lilles për shkak të kartonit të verdhë që mori kundër Monacos.
Ish ylli i Barcelonës thuhet se ka marrë lajmin e keq derisa po qëndronte në tribuna të Parc des Princes në ndeshjen e sotme.
Ende nuk ka informata më të hollësishme rreth këtij rasti./arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?