Neymar në Barcelonë, Lionel Messi zbulon sekretin befasues

23:22 | 10 Mars 2018
Arbresh Info

Lionel Messi raportohet se ka zbuluar një sekret madhështor në lidhje me transferimin e raportuar të Neymar në Barcelonë.

Sulmuesi i Paris Saint Germain ka qenë i lidhur me një rikthim befasues në Camp Nou gjatë ditëve të fundit, transmeton portali arbresh.info.

Neymar u largua nga Barcelona gjatë verës për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro. Megjithatë, qysh pas finalizimit të transferimit, spekulimet kanë qenë të mëdha duke pretenduar që braziliani është penduar me vendimin e tij.

Në fillim të kësaj jave, raportet zbuluan që Neymar i ka treguar tashmë PSG-së rreth dëshirës së tij për rikthim në Spanjë. Gazeta spanjolle ‘Mundo Deportivo’ pretendon që 26-vjeçari është penduar me vendimin për largim nga hija e Lionel Messit.

Megjithatë, argjentinasi raportohet se ka lëshuar një informatë që hedh poshtë thashethemet rreth Neymarit. Bazuar në ‘Don Balon’, Messi është në dijeni që ish bashkëlojtari i tij nuk do të rikthehet te Barcelona.

Gazeta e vlerëson si të “pamundur” një marrëveshje të tillë aktualisht.

Messi raportohet se beson që Neymar është ende i destinuar për të nënshkruar për rivalin e tyre – Real Madridin, dhe është duke thënë se dëshiron rikthimin e Barcelonës vetëm për të qetësuar tifozët të cilët tashmë e vlerësojnë si një tradhtar, transmeton portali arbresh.info.

‘Los Blancos’ ka qenë vazhdimisht i lidhur me transferimin e ish yllit të Santos dhe Zinedine Zidane ka folur rreth Neymarit edhe në publik.

“Neymar është një lojtar shumë i mirë. Kur Madridi më bleu mua për 72 milionë euro (atëherë 46.6 milionë funta nga Juventusi në vitin 2001), dukej çmenduri”

“Ndoshta një lojtar do të vlej 400 milionë euro brenda 10 viteve të ardhshme. Ai [Neymar] është një lojtar që mund të luaj te çfarëdo klubi në botë”

/arbresh.info/

Të ngjashme