Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës, ka folur për transferimin e mundshëm të Neymar në “Camp Nou”.
Në Spanjë mediat janë duke raportuar se Joan Laporta do të bëjë gjithçka që është e mundur gjatë verës për ta rikthyer Neymar në “Camp Nou”, edhe pse do të jetë e vështirë me brazilianin që merr miliona nga Paris Saint Germain.
“Neymar? Është gjithmonë bukur të kesh lojtarët më ë mirë në botë në skuadër”, u shpreh Koeman, për të cilin MSN (Messi, Suarez, Neymar), ishin më të mirët; “Ai bëri treshen më të mirë në botë kur ishte këtu”.
“Tani nuk është me ne dhe do bëjmë me lojtarët që kemi, të cilët janë gjithashtu të mirë. Kemi treguar se edhe me këtë skuadër mund të luftojmë”.
Neymar prishi raportet me kryesinë e klubit në vitin 2017 dhe për arsye ende të pazbuluara, ai vendosi që të lërë shokët Leo Messi e Luis Suarez, për të kaluar për 222 milionë euro te PSG-ja.
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...