Legjenda e Barcelonës, Carles Puyol ka pretenduar se nuk sheh ndonjë problem që Neymar t’i bashkohet Real Madridit nga Paris Saint Germaini.
Reprezentuesi brazilian u largua në formë sensacionale nga Barcelona për transferim në PSG për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro gjatë muajit gusht të vitit të kaluar në mënyrë për të lehtësuar më pas transferimin në Santiago Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
Është përfolur gjithashtu që Neymar pranoi për të nënshkruar me gjigantin në Liga 1 vetëm në mënyrë për të lehtësuar rrugën drejt kalimit në Madird. Dhe, derisa transferimi te ‘Los Blancos’ do të konsiderohej padyshim një tradhti e pafalshme nga tifozët e gjigantit katalunas, Puyol ka një mendim ndryshe në lidhje me këtë.
“Mendoj se mund t’i bashkohet Madridit, po”, ka thënë Puyol për gazetën braziliane ‘Estadao’.
“Nuk shoh ndonjë problem në lidhje me këtë. Ai është profesional dhe nuk është i sforcuar”
“Mendoj se do të jetë e vështirë për të që të largohet nga PSG për shkak se ata kanë shpenzuar shumë të holla për të nënshkruar me të”
Puyol dhe Neymar kanë shpenzuar sezonin 2013/14 së bashku te Barcelona para se mbrojtësi t’i jepte fund karrierës së tij të shquar./arbresh.info/
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...