Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta beson se sulmuesi i Paris Saint Germain, Neymar, ka gjasa më shumë t’i bashkohet Real Madridit sesa të rikthehet në Camp Nou.
Braziliani u largua nga gjiganti katalunas për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro për transferim te parisienët verën e kaluar, por vazhdon të jetë i lidhur rreth një transferimi në të ardhmen te kampioni evropian, transmeton portali arbresh.info.
“Do të jetë e vështirë për një lojtar që të rikthehet te ish klubi i tij”, ka thënë fillimisht Iniesta për ‘El Larguero’. “Do më befasonte mua më shumë nëse rikthehet këtu sesa ajo [që t’i bashkohet Real Madridit], por ne duhet të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”
“E ardhmja e tij nuk është diçka për të cilën unë jam duke menduar, nuk ka të bëjë asgjë me respektin, por unë thjeshtë nuk mendoj për këtë”
“Kushdo që nënshkruan me të do të marr njërin nga lojtarët më të mirë në botë, por skuadra jonë është fantastike dhe ne kemi lojtarë më të mirë se të tjerët”
Neymar, i cili aktualisht është i shtrirë duke u rikuperuar nga lëndimi, ka nisur sezonin e tij në Liga 1 në formë fantastike./arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje