Neymari i posedon të gjitha cilësitë për ta fituar Topin e Artë në Paris, ka thënë legjenda e Chelseat, Didier Drogba.
Braziliani 26-vjeçar e ka kaluar më pak se një sezon me Paris Saint-Germain që prej transferimit nga Barcelona për një shumë rekord botëror prej 222 milionë euro.
Ai, megjithatë, është lidhur ngushtë me një kthim të papritur në Spanjë, te Real Madridi që është i gatshëm të bëjë atë “Galacticon” më të fundit.
Drogba beson se Neymar i ka të gjitha ambiciet në kryeqytetin francez dhe nuk ka nevojë ta ndërrojë skuadër.
I pyetur nga Le Parisien nëse Neymar mund të lulëzojë në Ligë 1, ish-sulmuesi i Marseille dhe Chelseat ka thënë: “Mendoj se po. Ai është mik i mirë. Prezenca e tij i sjell shumë PSG-së”.
“Ai i ka cilësitë për ta fituar Topin e Artë në Paris, përkushtimi s’i mungon”, shtoi ai.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...