Neymar merr lajm të keq nga PSG

21:35 | 8 Korrik 2019
Arbresh.info

Sulmuesi brazilian Neymar Jr nuk është paraqitur në stërvitjen e parë të Paris Saint Germain.

Kampioni në fuqi i Francës ka filluar fazën përgatitore për edicionin e ardhshëm këtë të hënë (8 korrik).

Por në stërvitjet e para të klubit francez ka munguar ylli i tyre më i madh Neymar.

Braziliani ka munguar pa lajmëruar fare në klub dhe kampionët e Francës nuk kanë pranuar asnjë arsye nga Neymar për mungesën.

PSG tani ka dalë me një komunikatë ku paralajmëron se Neymar nuk e ka njoftuar klubin për mungesën dhe atë e pret dënimi.

Medait franceze në anën tjetër kanë raportuar se Neymar me qëllim ka munguar në stërvitjet e Parisit.

Sulmuesi 27-vjeçar po kërkon largimin nga klubi dhe rebelimi i tij është një arsyeje më shumë që PSG të vendos shitjen përfundimtare.

Barcelona dhe Real Madrid mbetën dy skuadrat më të interesuara për të nënshkruar me Neymarin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme