Neymar me një mysafir shumë special në stërvitje

22:09 | 29 Qershor 2018
Arbresh Info

Brazili ka mirëpritur disa fytyra të njohura në stërvitjen e pasdites së sotme (e premte).

Gjiganti nga Amerika e Jugut është duke u përgatitur për ndeshjen kundër Meksikës në kuadër të xhiros së 1/16-së në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” dhe të gjithë shpresat e kombit të tyre janë të vendosura në krahët e Neymarit, transmeton portali arbresh.info.

Dhe, ylli i Paris Saint Germainit ka sjellë djalin e tij gjashtë vjeçar, Davi Luccan, në stërvitje.Ndërkohë, trajneri i Brazilit, Tite, ka mirëpritur po ashtu rikthimin e Douglas Costas dhe Danilos në stërvitje, ndërkohë që Marcelo ishte gjithashtu i pranishëm pas një lëndimi të vogël.

Dyshja mendohej se nuk do të jenë më në dispozicion për Kampionatin Botëror pasi të dy pësuan lëndime në kofshë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme