Neymar – Mbappe: Dyshet e tjera historike që nuk arritën të fitonin Ligën e Kampionëve

12:10 | 25 Gusht 2020
A. B.

Dyshja e momentit, që është formuar nga Neymar e Kylian Mbappe, mund të jetë dyshja e radhës që nuk arrin të fitojë Ligën e Kampionëve si lojtarë të Paris Saint-Germain.

Braziliani tashmë e ka fituar garën më të madhe për klube në Evropë sa ishte pjesë e Barcelonës në vitin 2015, gjersa për Mbappen mbetet ende një trofe i pa prekur.

Gjatë historisë, kanë qenë dyshe fantastike që nuk kanë arritur të fitojnë trofeun e çmuar si, Maradona me Schuster apo Careca, Ronaldo me Raulin, Romario me Stoichkovin, Platini me Laudrupin, janë vetëm disa nga dyshet që nuk e kanë shijuar triumfin së bashku.

Zidane – Del Piero
Dyshja kishin luajtur së bashku te Juventusi dhe në vitin 1998, Real Madridi i kishte mposhtur në finale.

Maradona – Careca
Në vitin 1987, dyshja e Napolit kishin fituar Serie A-në, mirëpo në garën më të madhe për klube në Evropë kishin dështuar në raundin e parë nga Los Blancos.

Romario – Stoichkov
Ishte 1994 kur Barcelona ishte favoritë për të fituar Ligën e kampionëve, mirëpo Milani në krye me Franco Baresin i mposhtën 4-0.

Cristiano Ronaldo – Kaka
Dyshja kishin shkuar tri herë radhazi deri në gjysmëfinale, mirëpo asnjëherë nuk arritën të fitonin Ligën e Kampionëve së bashku te Real Madridi.

Schuster – Maradona
Barcelona kishte të gjithë vëmendjen e botës me transferimin e Maradonas nga Napoli, mirëpo Schuster ishte ylli më i madh i skuadrës, Në vitin 1982, dyshja dështuan të fitonin trofeun, madje nuk e kishin fituar as La Ligën së bashku.

Ronaldo Nazario – Raul
Në vitin 2002, Florentino Perez ndërtoi skuadrën me shumë yje, mirëpo humbën në gjysmëfinale në vitin 2003 nga Juventusi.

Heynckes – Simonsen
Jupp Heynckes dhe Alan Simonsen ishin në skuadrën historike të Borussia Monchengladbach, mirëpo e humbën përballë Liverpoolit 3-1 në Romë në vitin 1977. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme