Neymar raportohet se do të rikthehet te Brazili në Miami këtë javë pas betejës së gjatë dhe të pasuksesshme për të siguruar rikthimin te Barcelona këtë verë.
27-vjeçari, i cili iu bashkua Paris Saint Germainit në vitin 2017 për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro, me plotë entuziazëm ka dashur të largohet me forcë për rikthim në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, javën e kaluar u bë e qartë se asnjë marrëveshje nuk mund të arrihet për shkak se PSG refuzon çdo ofertë nën 300 milionë euro.
Bazuar në Marca, Neymar do të luaj për herë të parë që nga muaji maj në ndeshjen e Brazilit ndaj Kolumbisë në stadiumin Hard Rock të shtunën.
Brazili fitoi trofeun e tyre të parë që nga viti 2017 në mungesë të Neymarit gjatë kësaj vere për shkak se ata mposhtën Perunë me rezultat 3 me 1 në finale të Kupës së Amerikës.
Neymar vazhdoi të stërvitet me PSG-në gjatë sagës së transferimi por ende nuk ka qenë pjesë e skuadrës së Thomas Tuchel këtë sezon si pasojë e spekulimeve rreth të ardhmes së tij./arbresh.info/
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...