Trofeu mund të mos jetë gjëja më kuptimplotë, por ndeshja sigurisht se ka shënuar një arritje mjaftë të veçantë për superyllin Neymar.
Sulmuesi i Paris Saint Germain ka bërë paraqitjen e 93-të për skuadrën e tij kombëtare duke kaluar Rivellinon, Kakan dhe legjendën Pele sa i përket numrit të paraqitjeve, transmeton portali arbresh.info.
26-vjeçari ka kontribuar me 59 gola dhe 40 asistime qysh pas debutimit të tij në vitin 2010.
Ai ende ka kohë për tu bërë madje lotjari me më së shumti paraqitje, rekord të cilin e posedon Cafu që ka bartur fanellën e Brazilit 142 gjatë karrierës së tij.
Neymar asistoi në golin vendimtar të shënuar nga Miranda kundër Argjentinës mbrëmjen e sotme (e martë)./arbresh.info/
Neymar—93
Pele—92
Rivellino—92
Kaka—92
Dida—91
Dunga—91@neymarjr has passed some legends in all-time Brazil appearances, and he’s just getting started 💪🇧🇷 pic.twitter.com/LSfws3SPaV— B/R Football (@brfootball) October 16, 2018
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...